Maqedonia e Veriut U19 kundër Gjeorgjisë, ftohen disa shqiptarë 

Futboll

Maqedonia e Veriut U19 kundër Gjeorgjisë, ftohen disa shqiptarë 

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2024 Në ora: 14:06
Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U19 do të luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj përzgjedhjes së Gjeorgjisë.

Duelet kontrolluese do të luhen në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ndeshja e parë ndërmjet kombëtareve të Maqedonisë dhe Gjeorgjisë do të luhet më 8 qershor. 

Dy ditë më vonë në program është miqësorja e dytë.

Vujadin Stanojkoviq ka ftuar edhe disa shqiptarë, si: Anes Meliqi (Shkendija), Adrian Nezir (Armenia Bielefeld – Gjermania), Milot Sinani (Aarau, Zvicër), Almir Podgraqa (Rabotniçki), Vebi Islami (Shkendija), Admir Latifi (Makedonija G.P).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat