Disa nga të rinjtë e kohës së sotme mendojnë që Afrim Tovërlani ka luajtur në Ligën e Qarkut dhe për Traktorin e Barilevës në vitet e 80-ta!
Afrim Tovërlani gjithmonë ka qenë djali i Prishtinës së artë.
Kohën kur Afrim Tovërlani ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri dhe disa herë titullar ndaj gjigantëve të asaj kohe, vetëm stërvitjet e Prishtinës janë shikuar nga rreth 2 mijë shikues në kohën e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
Vetëm stërvitjet e Prishtinës janë shikuar nga rreth 2 mijë shikues, sot krejt java e elitës së futbollit tonë nuk i tubon aq shikues në pesë ndeshje zyrtare.
Ajo kohë ka qenë mesele në vete, të luash para 30 e 35 mijë shikuesve, ky ishte Tovërlani si futbollisti 18-19 vjeçar që luante në mesin e yjeve botëror të asaj lige me 22 milion banorë.