Shqipëria U-21 po përgatitet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.
FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Klevi Qefalija, i cili do të zëvendësojë mesfushorin e Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, që u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.
Grupi ka kryer stërvitje intensive nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë.
Ditën e nesërme ekipi do të udhëtojë drejt Podgoricës, aty ku do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena”.
Ndeshja miqësore me Lihtenshtejnin do të zhvillohet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.