Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro është bërë aksionar i një ekip.
Bëhet fjalë për skuadrën e Marbellas, e cila sapo ngritur në ligën e tretë të Spanjës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll me anë të një shkrimi.
“Entuziazmi dhe angazhimi që Casemiro demonstron me projektin e Marbella FC është i dukshëm me përfshirjen e tij në strukturën aksionere të klubit.
Jo vetëm Marbella, por edhe i gjithë qyteti, ndihen krenarë që një atlet i dimensionit të tij global dëshiron t’i përkasë familjes sonë”- u deklarua klubi.
Kështu, Casemiro rikthehet në Spanjë, jo si lojtar por si donator.
Ai si lojtar është pjesë e Manchester United, skuadër prej të cilës ka gjasa të mëdha të largohet në këtë afat kalimtar të verës.
Destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë futbolli arab, ekipi i Al Nassr.
Skuadra në të cilën luan Cristiano Ronaldo ka gati 70 deri në 80 milionë euro për mesfushorin brazilian.