Bajerni dhe Borusia Dortmund kërkojnë mbrojtësin 22 vjeçar

Futboll

Bajerni dhe Borusia Dortmund kërkojnë mbrojtësin 22 vjeçar

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 15:46
Ian Maatsen

Ian Maatsen nënshkroi një kontratë të re me Çellsin verën e kaluar deri në vitin 2026, përpara se t’i bashkohej Dortmund-it si i huazuar në janar.

Borussia Dortmund është në bisedime me londinezët për nënshkrimin e përhershëm të mbrojtësit Ian Maatsen. Kontrata e tij me Çellsin përmban një klauzolë lirimi prej 35 milionë stërlinash, por Dortmund dëshiron të negociojë për çmimin.

Ndërkohë, për lojtarin e shpallur nënkampion Europe pak ditë më parë, është interesuar edhe Bajern Munih, që po monitoron situatën.

Është trajneri Vinsent Kompani, ai që ia ka sugjeruar lojtarin drejtuesve të klubit.

Kompani e ka patur Maatsen në ekip kur drejtonte Barnlin në Championship dhe e njeh mirë lojën e tij, ndaj dëshiron ta sjellë në Munih.

Nga ana tjetër, bavarezët presin një prgjigje nga Alfonso Dejvis, që mund të largohet, duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat