Në imazhet ishte sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, i cili iu përgjigj disa pyetjeve rreth disa ish-lojtarëve të “Djallit” në kuadër të një eventi të organizuar nga një kompani e njohur veshjesh sportive (“Adidas”). Shumë sfida mes ish-lojtarëve kuqezi: Bekham, Pato, Ronaldinjo, Kaka dhe të tjerë.
Nga këtu edhe zgjedhjet e Leaos. “Mes Bekhamit dhe Patos zgjedh brazilianin, por në krahasim me Ronaldinjon preferoj ish-numrin 80 të kuqezinjve.
Madje edhe mes tij e Kakasë zgjedh gjithmonë Ronaldinjon që më çmend sa herë e shoh në imazhet e kohës kur luante akoma futboll. Maldini apo Ibra? A mund t’i them të dyja? Nëse jo, atëherë zgjedh Zlatanin…”, ka deklaruar portugezi që së shpejti do të nisë punën me kombëtaren e vendit të tij në kuadër të Europianit që do të fillojë më 14 qershor në Gjermani.
Kujtojmë se në sezonin që sapo u mbyll, numri 10 kuqezi shënoi 15 gola duke dhënë 14 asiste në 47 prezencat e tij me “Djallin” në të gjitha kompeticionet ku morri pjesë.