Xherdan Shaqiri po vazhdon ta shfaq formën e tij të jashtëzakonshme edhe pse po shkon drejt fundit të karrierës.
Ylli kosovar qe disa ditë është grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës, me të cilën do të marrë pjesë në Euro 2024.
Futbollisti i Chicago Fire ka ditur të shënojë shpesh gola spektakolarë në ndeshjet me ekipet e tij dhe me Kombëtaren Helvetike.
Por, 32 vjeçari e shfaqi këtë aftësi të tij për të shënuar gola të rrallë edhe në stërvitjen e djeshme me Kombëtaren.
“Shaqiri është zjarr”, shkroi faqja zyrtare e Kombëtares së Zvicrës në rrjetet sociale.
Zvicra është në grup me Hungarinë, Skocinë e Gjermaninë në Kampionat Evropian.