Romelu Lukaku është kthyer te Chelsea pas një viti te Roma, por nuk do të qëndrojë gjatë në Londër. Sulmuesi belg do të jetë sërish një nga emrat më të komentuar në verë.
Me afrimin e mundshëm të Antonio Conte tek Interi, Lukaku shihet si zëvendësuesi ideal i Victor Osimhen, i cili pritet të largohet. Mes dhe belgut ekziston një marrëdhënie e ngushtë, e krijuar para disa vitesh tek Inter-i në sezonin 2020/21.
Sipas Corriere della Sera, Big Roma duket se është ëndrra e Conte-s. Madje, duket se mes të dyve ka pasur një telefonatë.
E përditshmja italiane ka zbuluar edhe një kërkesë që trajneri i ka bërë sulmuesit: “Të pres në Napoli, por me pesë kg më pak”.