Sancho ëndërron qëndrimin te “verdhezinjtë”

Futboll

Sancho ëndërron qëndrimin te “verdhezinjtë”

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 17:26
Sancho - majtas

Sancho ëndërron qëndrimin te “verdhezinjtë”!

Pavarësisht zhgënjimit të fortë në finalen e Champions League të humbur në “Wembley” ndaj Real Madrid-it, sulmuesi i kombëtares angleze Jadon Sancho tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.

I huazuar nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit nga Manchester United, sulmuesi 24-vjeçar gjeti formën e tij më të mirë te “verdhezinjtë”.

Në këtë situatë, Sancho shpreson që Borussia Dortmund të arrijë marrëveshje me Manchester United për transferimin e tij të përhershëm te “verdhezinjtë” gjermanë, me të cilët po kalon një moment shumë të mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat