Media sipas burimeve të saja ka mësuar ekskluzivisht skuadrën e re të sulmuesit Drin Ymeri.
Drin Ymeri karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës te skuadra e Gjilanit.
"Bomberi" i Ligës së Parë kishte interesim nga shumica e klubece të Superligës, ndër to edhe nga ajo e Malishevës, por që Drini e ka zgjedhur projektin e Gjilanit.
KosovaPress mëson se Ymeri ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën gjilanase.
Ymeri së fundmi ishte pjesë e KF Vjosës, tek e cila ishte golashënuesi më i mirë me 21 gola, njëkohësisht golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë.