Dani Olmo: Ka qenë gjithmonë e vështirë për ne kundër Kroacisë

Futboll

Dani Olmo: Ka qenë gjithmonë e vështirë për ne kundër Kroacisë

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2024 Në ora: 20:22
Dani Olmo

Spanja do të luajë ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Kroacisë më 15 qershor në Berlin në orën 18:00.

Lojtari spanjoll, Dani Olmo, ka thënë se i pret një ndeshje e vështirë ndaj Kroacisë në start të Kampionatit Evropian në Gjermani, ku shpreson të fitojë trofeun.

“Ka qenë gjithmonë e vështirë për ne kundër Kroacisë”, tha Olmo për “Mundo Deportivo”.

“Hapja e kampionatit me Kroacinë do të jetë e veçantë për mua sepse ndeshja luhet në stadiumin Olimpik të Berlinit, ku fitova dy Kupa me Leipzigun. Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar”, tha Olmo].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat