Bitri largohet nga skuadra polake dhe rikthehet te…

Futboll

Bitri largohet nga skuadra polake dhe rikthehet te…

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 21:37
Mbrojtësi Eneo Bitri

Mbrojtësi Eneo Bitri i ka dhënë fund aventurës me Krakovias në Poloni, ku që prej muajit janar luajti si i huazuar nga radhët e norvegjezëve të Valerengës. Është vetë lojtari që konfirmon largimin nga klubi me një postim në rrjete sociale.

“Faleminderit Krakovia, shkruan 27-vjeçari në InstaStory.

Krakovia e huazoi për një shumë prej 75 mijë eurove si dhe opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Pas 10 ndeshjeve dhe 1 goli të shënuar, klubi polak nuk preferoi të aktivizonte klauzolën e blerjes direkte. 

Ish-kapiteni i Partizanit do të rikthehet te Valeranga me të cilën është nën kontratë dhe do të vendosë më pas për të ardhmen e tij..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat