Kroacia sërish e mposhti Kosovën 

Futboll

Kroacia sërish e mposhti Kosovën 

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2024 Në ora: 21:53
Kosova

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore para shikuesve të vet, me rezultat 2:0 ndaj vashave të Kosovës, në takimin e xhiros së katërt të Ligës B Evropiane.

Vashat tona përkundër angazhimit nuk arritën pikën e parë e as që të shënojnë golin e parë.

Rudeliq (15') e Markoviq (74') realizuan për fitoren e kroateve.

Në Grupin 4, Uellsi kryeson me 10 pikë, pasojnë Kroacia 9, Ukraina 4 dhe Kosova është në fund me 0 pikë. 

Kosova 4 ndeshje nuk ka shënuar, as ka marrë pikë dhe goldallimin e ka katastrofal 0:11.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat