E papritur kjo mrekulli nga skuadra shqiptare në Mal të Zi! Malazezët kokulur

Futboll

E papritur kjo mrekulli nga skuadra shqiptare në Mal të Zi! Malazezët kokulur

Nga: K.Goca Më: 4 qershor 2024 Në ora: 22:02
Pamje nga ndeshja

Kjo është bukuri futbolli! 

Pas kampionit të ri, Deçiqit nga Tuzi, kemi edhe skuadrën tjetër shqiptare në elitën e futbollit malazez!

Otrant Olympic nga Uliqini në festë, përmes play-off-i ka siguruar rikthimin në Kampionatin e Malit të Zi. 

Skuadra e Mlladostit nga Podgorcia lëshoi fushën kokulur, bie nga elita, ndërsa Otranrt – Olympic futet në mesin e më të mirëve.

Otrant – Olympic ka barazuar në Podgoricë ndaj vendasve të Mlladostit me rezultat 2:2. 

Ballafaqimin e parë e ka fituar me 1:0 në Ulqin dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 rrëzoi skuadrën malazeze nga elita.

Vukoviq shënoi në minutën e3-të për Mlladost DG por skuadra shqiptare këndellet duke shënuar përmes Kristijan Shkrelit në minutën e 21-të e Benjamin Rexhoviqit në atë të 59-tën, 1:2.

Në minutën e 77-të, Pejoviq i Mlladost DG ka barazuar rezultatin.  

Në fund të pjesës së parë Boris Dosljak është përjashtuar me karton të kuq dhe Mlladost DG mbete me një lojtar më pak.

E papritur kjo mrekulli nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, për faktin se kishte përfunduar në vend të dytë në Ligën e Dytë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat