Përballja mes Italisë dhe Turqisë është karakterizuar me lojë të mirë.
Sulmuesit nuk e kishin mbrëmjen e tyre, duke përfunduar kjo ndeshje pa gola.
Një test i mirë për të dy kombëtaret.
Selektori i Italisë, Luciano Spalletti ka pa formën e të përzgjedhurve të tij para Euro 2024 po ashtu kjo shërbeu edhe për turqit.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Renato Dall'Ara".
Në miqësoren e radhës Italia ndeshet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Turqia me Poloninë.