Futbollisti Xherdan Shaqiri është në formën më të mirë dhe sonte e ka dëshmuar në përballjen miqësore me Estoninë, duke e deklasuar me rezultat 4:0.
Shaqiri me kapitenin Granit Xhaka luajtën titullarë, ky i fundit është zëvendësuar në minutën e 74-të.
Shaqiri ka shënuar nga penalltia në minutën e 74-të, për fitoren e thellë 4:0.
“E keni pa që Estonia ishte shumë e mirë në prapavijë.
Ne e kemi trajnuar sulmin gjatë gjithë javës për të parë se si do t’i godasim ata.
Mbrojtja ishte gjithashtu e qëndrueshme.
Ne e dijmë se nuk kemi shumë kohë dhe e marrim çdo ndeshje miqësore për t’i futur mekanizmat në fushë.
Në fund është e rëndësishme që të gjithë të jemi në formë dhe të luajmë miqësore të mira për të shkuar në Kampionatin Evropian në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dhe mendoj se sot ishte një ditë e mirë për këtë”, tha Shaqiri, transmeton “20min”.