Conor Gallagher mund të ndryshojë mjedis gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë.
Chelsea është gati të kërkojë më shumë se 50 milionë funte për Gallagherin, i cili ishte ndër lojtarët kyç të Mauricio Pochettinos.
Si duket mesfushori anglez nuk është në planet e trajnerit të ri, Enzo Maresca, i cili u prezantua ditë më parë.
Aston Villa dhe Tottenhami janë ndër klubet që kanë shprehur interesim për të.
Gallagher ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2025, dhe për momentin nuk ka negociata për të vazhduar ujdinë.
Ai ka luajtur në 50 takime në sezonin që po lëmë pas, duke kontribuar me shtatë gola dhe nëntë asistime.