Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me atë të Norvegjisë, testi ky i fundit i “Dardanëve” para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e fundit e Kosovës ishte në muajin mars, ku u mposht në një miqësore nga Hungaria me shifrat 2:0.
Pavarësisht mungesës së Rashicës dhe Muslijës që janë të lënduar, trajneri i Kosovës, Franco Foda bëri të ditur mbrëmë se “të gjithë futbollistët janë mirë dhe të gatshëm”.

Ndërkaq, trajneri Foda pritet të paraqitet sonte me këtë formacion kundër Norvegjisë, e po ashtu mund ta gjeni edhe formacionin e mundshëm të Norvegjisë.