Armando Broja ka qenë në fokusin e “The Athletic”.
Sulmuesi shqiptar i është prezantuar lexuesve të prestigjozes vetëm pak ditë përpara “Gjermani 2024”. Broja shpjegon se ky event do të jetë një mundësi e artë për t’iu prezantuar globit…
“Djali i Blerinës dhe Xhevahirit, i lindur në një qytezë të vogël në perëndim të Londrës në 2001, Broja është pjesë e listës provizore të Silvinjos për ‘Euro 2024’”, prezanton “The Athletic” sulmuesin e Çelsit.
“Pjesëmarrjen në Europian është një mundësi për mua që t’i tregoj të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj.
Sa herë që mendoj për këtë aventurë më sjell buzëqeshje. Kam ëndërruar të gjithë jetën që të jem pjesë e diçkaje si kjo”, tregon Broja.