Spalletti: Nuk jemi brilant

Futboll

Spalletti: Nuk jemi brilant

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 11:33
Luciano Spalletti

Italia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në miqësore ndaj Turqisë.

Axurrët, që në Europian janë pjesë e Grupit B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, lanë një “shije të hidhur” me një lojë të vakët dhe pa ritëm.

Trajneri Luciano Spalletti pas ndeshjes theksoi se edhe mund të bëjë ndonjë ndryshim të fundit në listën e të grumbulluarëve ndërsa shtoi se takimi ndaj Turqisë tregoi se ka ende punë përpara.

“Nuk ishim brilantë dhe nuk patëm vazhdimësi, ishte nga ato ndeshjet klasike që të lë të kuptosh se duhet edhe pak kohë për të qenë në rregull. Zgjedhja e lojtarëve për në Europian? Kemi edhe një tjetër miqësore (ndaj Bosnjes), do të reflektojmë, por nuk ka kuptim të flasim para kohe.

Nuk ishim mjaftueshëm të zotët që të kontrollonim dhe të luanim topin në gjysmëfushën e tyre, gabuam disa pasime shumë të thjeshta. Megjithatë, në total nuk është se nuk jam i kënaqur sepse u duk si një ndeshje e vërtetë dhe jo miqësore duke kuptuar kështu shumë aspekte të tjera”, u shpreh Spalletti.

Kujtojmë se Italia do ta startojë rrugëtimin e saj në Europian më datë 15 qershor në sfidën ndaj Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat