Lulaj i jep lamtumirën Tiraanës

Futboll

Lulaj i jep lamtumirën Tiraanës

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 11:50
Lulaj

Bruno Lulaj është një ndër të larguarit nga Tirana.

Mbrojtësi dhe klubi bardheblu kanë ndarrë rrugët mes tyre në fund të këtij sezoni, teksa nuk vendosën të vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre.

Ish-lojtari i Kukësit ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa u jep lamtumirën kryeqytetasve. Lulaj shkruan se ishte nder dhe privilegj të mbante veshur fanëllën bardheblu, ndërsa kjo skuadër do të mbetet gjithmonë pjesë e tij.

“Faleminderit Tirana!

Ishte një nder dhe privilegj të mbaja veshur fanellën bardheblu. Mirënjohës ndaj Presidentit, bordit drejtues, stafeve, bashkëlojtarëve dhe tifozerisë së Tiranës.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, miqësinë dhe bashkëpunimin.

Kujtimet dhe përvoja që kemi ndarë do të jenë gjithmonë pjesë e imja. Suksese”, shkruan mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat