Ky sezon për Besën e kavajës mund të konsiderohet i dështuar.
Ekipi kavajas ia doli të sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë vetëm në sfidën e “Play-Off”. Drejtuesit nuk dshirojnë që një situatë e tillë të përsëritet, ndërsa janë “lodhur” të qenurit vetëm në Kategorinë e Parë.
Kështu klubi me në krye Nexhat Bizhdilin kanë nisur që nga trajneri për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Një emër i njohur për Besën, teksa drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me Mirel Josën sipas “Futbolli në Shqipëri”.
Palët kanë rënë darkort mes tyre dhe tashmë 61-vjeçari do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Objektivi është ngjitja në Superiore dhe pikërisht për këtë kavajasit kanë arritur akordin edhe me dy futbollistë “big”.
Bëhet fjalë për Mentor Mazrekajn dhe Jurgen Goxhajn. I pari fitoi titullin me Strugën, ndërsa mbrojtësi ishte pjesë e Bylisit. Prenzantimi i tyre pritet të bëhe ditën e sotme në ambinetet e Bashkisë, teksa ndeshjet e këtij sezoni do t’i luajnë në Rrogozhinë.