Rei Manaj shkëlqeu në sezonin e fundit.
Sulmuesi shqiptar u rendit i treti në listën e golashënuesëve të kampionatit turk, pas emrave si Ikardi dhe Xheko.
Me 22 golat e shënuar përgjatë gjithë sezonit interesi në merkato për kartonin e tij është mëse i kuptueshëm.
“Fanatik”-u zbulon se Lacio është një prej klubeve që ka shfaqur interes për Rei Manajn.
Ky i fundit ka qenë edhe më parë pjesë e futbollit italian, teksa ka luajtur për Interin, Kremonezen, Peskarën, Pizën dhe Specian.
Ndërkohë Shivaspori i kavendosur çmimin asetit më të madh të tij. Klubi turk kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë Manajn.