Nga grumbullimi i kombëtares shqiptare, mesfushori i Inter, Kristjan Asllani, i ka dërguar një mesazh rivalëve të Shqipërisë në fazën e grupeve të Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë në grup bashkë me Italinë, Kroacinë e Spanjën.
“Që në momentin që u hodh shorti në e dinim se mund të kalonim fazën e grupeve dhe të kualifikoheshim.
Ky ishte një grup i fortë, por me punë të palodhur në arritëm të bëjmë realitet ëndrrën tonë dhe të kualifikohemi në Europian”, tha Asllani.
“Kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe me mbështetjen që të japin tifozët tanë është detyrë dhe kënaqësi të luash. Por, nga ana tjetër, kualifikimi ishte gjithashtu një përgjegjësi dhe ia dolëm mbanë”, u shpreh mesfushori kuqezi.
“Tani kemi përpara një Europian të vështirë, me rivalë shumë të fortë, që kanë objektiva të qarta.
Ne po punojmë fort për të shkuar aty ku dëshirojmë, pasi e dimë se nuk ka asgjë të pamundur e mund të dhurojmë kënaqësi për tifozët”, tha Asllani.