A do të jenë Joshua Kimmich dhe Martín Zubimendi, lojtarët e rinj të Barcelonës?
Jo, sipas fjalëve të Joan Laporta, numrit një të klubit katalanas. Edhe pa përmendur në mënyrë eksplicite dy lojtarët, pjesë e Bayern Munich dhe Real Sociedad, presidenti i Barçës përshkroi profilet e nevojshme për të kompletuar skuadrën që i është besuar Hansi Flick:
“Ashtu siç nuk kemi mundësi për transferta të mëdha për sa i përket buxhetit, nuk mendoj se ka nevojë as për blerje të mëdha. Po studiojmë rolet dhe pozicionet e skuadrës për t’u forcuar së bashku me trajnerin e ri.
Duke parë Christensen të luajë si mesfushor-sulmues në disa raste, kjo tregon, për shembull, se do të jetë e nevojshme të bëhet një lëvizje në atë pozicion.
Besoj se një lojtar si Marc Casadò do të promovohet, do të vijë nga ekipi i dytë. Ne kemi nevojë për një sulmues krahu dhe ndoshta diçka në mbrojtje. Duhet të ruajmë stabilitetin dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj rimëkëmbjes ekonomike të klubit tonë”].