Mediumi zviceran habit: Sa të varur jemi nga Xherdan Shaqiri 

Futboll

Mediumi zviceran habit: Sa të varur jemi nga Xherdan Shaqiri 

Nga: K.Goca Më: 5 qershor 2024 Në ora: 13:37
Xherdan Shaqiri

Asnjë lojtar i kombëtares zvicerane nuk ka dhënë më shumë se Xherdan Shaqiri. 

Ka shenja të rëndësishme ndaj Estonisë se ai do të jetë gati edhe për kombëtaren në Gjermani, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

"Një lojtar që ka karrierë ndërkombëtare 14-vjeçare e me 122 paraqitje, me një lojtar vendimtar në ofensivën e kombëtares, por që një vështrim në statistikat ka zbuluar: Në ndeshjen miqësore kundër Estonisë, Shaqiri dyfishoi gjasat e tij nga 1 në 2.

Shaqiri vështirë se do ta kujtojë përgjithmonë golin e tij të 31-të ndërkombëtar, në të kaluarën ka pasur më të rëndësishëm dhe spektakolar. 

Ndeshjet miqësore në mars kundër Danimarkës (0:0) dhe Irlandës (1:0) zbuluan edhe një herë se sa të varur jemi nga Shaqiri në disiplinën e “shënimit të golave”.

Qoftë si përgatitës i rasteve apo golashënues, ai ishte ky i fundit me një goditje dënimi kundër irlandezëve. Ishte një moment brilant, ashtu siç do të duhej në ndeshjet në grupe të Kampionatit Evropian kundër hungarezëve dhe skocezëve", - shkruan mes të tjera media zvicerane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat