Egnatia do të rikthehet ditën e sotme në fushë për të nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions League.
Drejtuesit dhe Edlir Tetova kanë “pikasur” lojtarët që kërkojnë t’i transferojnë në Rrogozhinë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Kështu Serxho Ujka është i preferuari i kampionëve, i cili mban veshur fanellën e Laçit.
Fantazisti ka kontratë me kurbinasit, por futbollisti se ka fshehur dëshirën për të ndryshuar ambient dhe për të luajtur në një skuadër ku mund të fitojë trofe. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve në ditët në vazhdim.
Por përveç Ujkës, në Rrogozhinë pëlqejnë edhe Legi lushkjen. Ky i fundit u largua pak ditë më parë nga Tirana dhe tashmë është një futbollist i lirë. Mesfushori do të ishte një vlerë e shtuaer për Egnatian, teksa eksperienca e tij do t’i ndihmonte shumë në Champions.