Futbollisti Alush Gavazaj ka ndarë rrugët me klubin e Ferizajt të sapo rikthyerin në Superligën e Kosovës.
Lajmi e ka bërë të ditur edhe faqja e FC Ferizajt.
“FC Ferizaj dhe Alush Gavazaj ndërprenë bashkëpunimin!
Ju njoftojmë se me marrëveshje të dy anshme klubi ynë dhe mesfushori Gavazaj kanë përfunduar kontratën.
Alush Gavazaj ishte bashkuar me ne në afatin kalimtar të janarit, si një përforcim shtesë në rrugëtimin tonë drejt Superligës.
FC Ferizaj falënderon Gavazajn për kontributin, duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin sportiv”, njofton FC Ferizaj.