Kosovës po i vdesin yjet

Futboll

Kosovës po i vdesin yjet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 qershor 2024 Në ora: 15:25
Fadil Vokrri, Xhevdet Peci dhe Aziz Makiqi

Sot u largua për në botën e përjetshme edhe legjenda e hendbollit Aziz Makiqi!

Vdekja e tij tronditi jo vetëm komunitetin e hendbollit dhe në përgjithësi sportin. 

Një hendbollist që shkëlqeu në vitet e 80-ta dhe sot konsiderohet lojtari më i miri i të gjitha kohërave. 

Aziz Makiqi i bashkohet në botën e përjetshme të papërsëritshmeve, legjendës së futbollit Fadil Vokrri, legjendës së boksit Xhevdet Peci, trajnerin më të madh Lah Nimani (boks) e emrave të tjerë.

Makiqi, edhe sot gjeneratat e vjetra kujtojnë lojërat e tij, i cili e kishte të veçantë të së godituri nga vija e 9-shit dhe trandte klubet e mëdha ish jugosllave.

Muaj qershor që besa edhe maj, janë të kobshëm, pasi që me 9 qershor të vitit 2018, Vokrri ikë papritur në botën e përjetshme, kohën kur ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Iku dy vite pasi e ndërkombëtarizoi futbollin e Kosovës. 

Xhevdet Peci më 9 maj të vitit 2021 papritur ikë në botën tjetër, me zemër të thyer dhe i dëshpëruar, që e lanë me 90 euro pension, një yll që nuk lind më Kosova. 

Një boksier i kategorisë së rëndë, një nokautues dhe që jetonte Kosova me meçet dhe grushtin e hekurt të tij.

Kur dilte në ring kundërshtarët i kapte tmerri ende pa i afruar Xhevdet Peci

Yje po vdesin por veprat e tyre kurrë nuk do të vdesin, gjithmonë do të janë të pranishëm dhe krenari për kombin shqiptar.

Tre të mëdhenj në botën e përjetshme por që lumturuan popullin shqiptar të Kosovës në vitet e 80-ta, me lojëra dhe fitore!

Të papërsëritshmit e sportit, kurrë nuk do të vdesin gjithmonë do të janë në zemrat e dashamirëve të sportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat