Erling Haaland duket se i ka idetë e qartë për të ardhmen, të cilën e sheh te Manchester City.
Po çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij, në planin afatgjatë? Duke folur për TV2, sulmuesi norvegjez deklaroi: “Kam pasur dy vite fantastike te Manchester City, më kanë mbetur edhe tri vite të tjera.
Kjo është me të vërtetë gjithçka që mund të them. A po zhvillohen negociata?
Kjo është gjithçka që mund të them, kjo që sapo thashë”.
Pep Guardiola ka konfirmuar se do të qëndrojë në pankinën e “qytetarëve” deri në fund të sezonit të ardhshëm, teksa mundësia e lamtumirës duke filluar nga viti 2025 (skadimi i kontratës së tij) po bëhet gjithnjë e më e qartë.
Ylli norvegjez ka fituar 2 tituj radhazi të Premier League, që kur u transferua në Manchester nga Borussia Dortmund, verën e vitit 2022 për 51 milionë stërlina. Ai ka ende tri vite në kontratën ekzistuese (deri më 30 qershor 2027).