Tjetër afrim te Vllaznia

Futboll

Tjetër afrim te Vllaznia

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 18:33
Ardit Deliu

Tjetër afrim te Vllaznia.

Pas një fund-sezoni vërtetë dëshpërues, “Kuqeblutë” e Vllaznisë i kanë hyrë seriozisht merkatos së verës, teksa pas ish-mesfushorit, të “Bardhebluve”, të Tiranës, Ardit Deliu, pasditen e kësaj të mërkure kanë zyrtarizuar një tjetër afrim në radhët e tyre.

Bëhet fjalë pas ish-qendërmbrojtësin e “Bardhekuqve”, të Skënderbeut, Melos Bajramin, me 22-vjeçarin, nga Maqedonia e Veriut, i cili zbarkon në “Loro Boriçi”, pas një aventure jo dhe aq të gjatë te skuadra e Gjilanit, në elitën e futbollit kosovar, “Albi Mall Superliga”.

Futbollisti ka qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin 2021-2022, por më pas kaloi në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke luajtur në vitet e fundit me skuadra si Shkupi, Makedonija GP. Ai ka nënshkruar një kontratë për një sezon më të drejtë rinovimi me shkodranët, të cilët e shohin si alternativë zëvendësimi për dyshen Juric-Stojanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat