Në regji të Haalandit

Futbollisti Erling Haaland është trim i ndeshjes duke shënuar het-trik dhe në anën tjetër çmend Kosovën.
Norvegjia ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen miqësore që u luajt në Oslo.
Ndeshje e mirë nga të dy palët sidomos norvegjezët ishin më të rrezikshëm dhe shfrytëzuan rastet përmes “përbindëshit” Erling Haaland.
Gjithçka në regji të Haalandit.
Norvegjia – Kosova 3:0
Stadiumi "Ullevaal" në Oslo,
Shikues: 25.000.
Shënues: Haaalnd (15' e 70' e 75'l.
Kartona të verdhë: Wolfe, Ajer.
Norvegjia: Nyland; Ostigard, Ajer, Olsen (Pedersen 46'), Wolfe (Gundersen 75'); Berge, Larsen (Nusa 46'), Odegaard; Bobb (Donnum 62'), Thorstvedt (Thorsby 46'), Haaland (Schjelderup 90').
Kosova: Bekaj; Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti (Krasniqi 78'), Paçarada; Idrizi (Dellova 46'), Emerllahu (Smakaj 78'), V. Berisha (Al. Rrahmani 35'); Zhegrova, Muriqi, Rashani (Ber. Berisha 40').
Kjo ndeshje ishte një test i mirë sidomos për selektorin e ri të Kosovës, Franco Foda.
Në minutën e 15-të, mbrojtja e Kosovës në gjumë, ku Haaland nga afërsia me kokë tundi portën e Kosovës.
Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet.
Në minutën e 36-të, Odergaard harkoi dhe Haaland goditi me kokë por portieri Visar Bekaj me maje të gishtërinjve shpëtoi portën e tij.
Në fund të pjesës së parë Kosova pati rast të mirë por Albion Rrahmani nuk u tregua konkret dhe rasti shkoi pakthim.
Në minutën e 53-të, Edon Zhegrova krosoi bukur por Vedat Muriqi godet dobët me kokë e drejt në duart e portierit Nyland.
Në minutën e 70-të, mbrojtja e Kosovës nuk ishte në nivelin e duhur dhe Haaland doli në pozitë ballore duke e parabolluar portierin Visar Bekajn, 2:0.
Në minutën e 76-të, Haaland kompletoi het-trikun, nga afërsia 4-5 metra realizoi për 3:0.
Një fitore e thellë e Norvegjisë por “fajtor” është Haaland.
Pas kësaj sfide, Norvegjia do të ndeshet me Danimarkën.