Milani pret prej kohësh Paulo Fonsekën për t’i besuar pankinën trajnerin portugez.
Por RAI Sport ka publikuar sot lajmin e bujshëm të kontakteve mes klubit kuqezi dhe Masimiliano Alegrit.
Trajneri sapo është larguar nga Juventusi, pasi zgjodhi me marrëveshje kontratën me klubin bardhezi, duke preferuar që të mos i çonte në gjyq për çështjen e rrogës së vitit të fundit që i kishte mbetur në akordin me ta.
Kjo e bën atë të gatshëm për t’u ulur në pankinën e cilitdo klub dhe Milani ka bërë një hap duke kërkuar të mësojë nëse synon të kthehet menjëherë në pankinë.
Alegri ka qenë trajneri i Milanit para se të merrte drejtimin e Juventusit dhe një kthim i tij i menjëhershëm te kuqezinjtë do të ishte një goditje ë rëndësishme për Ibra & Co,, duke parë se tifozeria është e pakënaqur me zgjedhjet që po bën klubi për të ardhmen pasi shkarkoi Piolin.