Beqir Buçinca: Jam shumë i prekur për vdekjen e Aziz Makiqit

Futboll

Beqir Buçinca: Jam shumë i prekur për vdekjen e Aziz Makiqit

Nga: K.Goca Më: 5 qershor 2024 Në ora: 21:36
Aziz Makiqi dhe Beqir Buçinca

Trajneri i mirënjohur dhe i gjeneratës së artë të Borcit të Ferizajt (tani KH Kastrioti), Beqir Buçinca, është shumë i mërzitur për ikjen në amshim të hendbollistit të spikatur të viteve 70-ta e të 80-ta, Aziz Makiqi. 

Legjenda e hendbollit, Makiqi, ish lojtar i Trepçës dhe Borcit, një kohë ka luajtur edhe në Bundesliga I, sot ka ndërruar jetë.    

Buçinca ka qenë trajner i Aziz Makiqit në kohën kur garonin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

“Unë personalisht jam shumë i prekur për vdekjen e Aziz Makiqit.

Ai ka qenë lojtar i përmasave Evropiane.

Azizi na iku, kurse në mes të dhimbjes dhe kujtimit gjejmë krenarinë për jetën dhe lojërat e tija të hendbollit”, shpreh ngushëllime Buçinca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat