Kumbulla rikthehet në bazë

Futboll

Kumbulla rikthehet në bazë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 21:45
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla do të kthehet te Roma pas huazimi te Sasuolo dhe pritet të qëndrojë aty pas bisedës me trajnerin De Rosi.

Mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga klubi i kryeqytetit italian vetëm nëse Roma merr një ofertë të cilësuar si të parefuzueshme.

Marash Kumbulla do të kthehet te Roma pas huazimit të pafat te Sasuolo dhe mund të qëndrojë në skuadrën e kryeqytetit italian.

Mbrojtësi shqiptar ka biseduar me trajnerin Daniele de Rossi, i cili i ka komunikuar qëndrimin në skuadrën e tij.

Të njëjtën gjë De Rosi i ka komunikuar edhe drejtorit sportiv Gisolfi, çka do të thotë se nuk do të ketë konfirmim të Diego Lorentes dhe Kumbulla do të jetë një nga katër qendërmbrojtësit.

Kumbulla u huzua te Sasuolo ku kaloi një periudhë aspak të mirë në planin personal por edhe si skuadër, me rënien në Serinë B. Gjithsesi, De Rosi beson se mund ta përtërijë lojtarin, i cili ka nevojë për një fillim të ri. Aktualisht Roma ka të konfirmuar në mbrojtje Mançini, Ndicka e Smalling dhe me Kumbullën bëhen katër, ndërsa blerja e një të pesti përjashtohet, të paktën për momentin. Kumbulla mund të largohet nga Roma vetëm nëse klub merr një ofertë të parezistueshme dhe mund të vendosë ta shesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat