Notat e lojtarëve, Norvegji - Kosovë

Futboll

Notat e lojtarëve, Norvegji - Kosovë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 21:48
Notat

Kosova ka pësuar disfatë nga Norvegjia me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen miqësore, që u zhvillua në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

Erling Haaland ka shënuar tregolësh në fitoren e “Vikingëve” ndaj të besuarve të Franco Fodas, duke e gjetur rrjetën në minutat 15′, 70′ dhe 75′.

Pikërisht Haaland ishte lojtar i ndeshjes duke u vlerësuar nga “SofaScore” me notën 9.4.

Nga startuesit e Kosovës, notë më të lartë kishin Amir Rrahmani (6.9), Mërgim Vojvoda e Vedat Muriqi me 6.8, ndërsa Edon Zhegrova mori notën 6.7.

Sa i përket notës më të lartë, ajo shkon për Bernard Berishën që është vlerësuar me 7.5, i vetmi me vlerësim kalues te Kosova.

Leart Paqarada (6.2) dhe Fidan Aliti (6.4) nga mbrojtja ishin më të dobëtit në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat