Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Malit të Zi, në miqësoren që është zhvilluar në stadiumin në Bruksel.
Driton Camaj dhe Edvin Kuç janë paraqitur nga minuta e parë për Malin e ZI.
Kuç e Camaj janë zëvendësuar në minutën e 61-të.
Brnoviq në minutën e 88-të është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
De Bruyne shënoi në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të dhe Trossard nga penalltia në minutën e 90+3.