Rënia e skuadrës nga kategoria, rriten gjasat e Skukës për të luajtur në Francë

Futboll

Rënia e skuadrës nga kategoria, rriten gjasat e Skukës për të luajtur në Francë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 22:55
Pamje nga një ndeshje

Pas një sezoni në elitën e futbollit francez, Metzi është kthyer në Ligën e Dytë franceze, pasi u mposht në dy ndeshje në play-off kundër ekipit të Sent-Etien.

Rënia është një ngjarje e vështirë për t’u kapërdirë nga klubi, por në anën tjetër Xhuliano Skuka shpreson.

Drejtuesit pritet të ulin shpenzimet dhe merkatoja është më e kufizuar, çka shton mundësinë që stafi teknik t’i japë një shans edhe Skukës për t’i bindur ta mbajnë.

Lojtari është dhënë huazim në vitin e fundit pasi nuk bënte pjesë në planet e Metzit, por me ndryshimet që priten në verë, shanset e tij për qëndrimin te francezët janë rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat