Përplasen

Futboll

Përplasen

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 14:28
Neuer e Ter Stegen

Një ngjarje e paprecedente ka ndodhur ditën e mërkurë në kampin e Gjermanisë. Portieri MarkAndre ter Shtegen ka reaguar në media shumë i nervozuar në lidhje me numrin “1” te “pancerat”. Julian Nagelsman e ka konfirmuar se pavarësisht mungesës së gjatë në kombëtare, Manuel Nojer do të jetë titullar në Kampionatin Europian.

Është fakt se në disa raste përpara kompeticioneve madhore në rang ndërkombëtar, kapiteni i Bajernit rikuperohet në kohë rekord, ndërsa gardiani i katalanasve është “dergjur” në stol, e ku “Euro 2024” u analizua si “treni” i fundit ku 32-vjeçari mund të shpresonte për të luajtur rol protagonist në kuadratin e Gjermanisë.

PAKËNAQËSIA E TER SHTEGEN – “Është shumë zhgënjyese dhe situatë e pakëndshme që unë të vijojë të jem zgjidhje dytësore te kombëtarja. Në fund është një trajner i cili vendos se kush do të luajë dhe kush do të kontribuojë nga pankina. Edhe pse kam rezervat e mija, sërish duhet të ul kokën dhe të jap më të mirën time”, tha MarkAndre.

Pak çaste më vonë nga ky prononcim ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Manuelit.

REAGIMI I NOJER – “Problemi i portierit te Gjermania nuk është diçka e re.

Dua të jem i drejtpërdrejtë, hera e parë që kam dëgjuar ku një trajner lejon për të luajtur dy portierë në përfaqësuese. Më vjen keq për Mark-Andre.

Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe ka qenë konsistentë në vitet e fundit. Ne gëzojmë respekt të ndërsjelltë, pavarësisht situatave”, e mbylli lojtari me numër “1” te Bajern Mynih. Fillimisht trajneri Nagelsman “bekoi” Ter Shtegen për Europianin, por pas riaftësimit të gardianit bavarez, skenarët pësuan ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat