Franca në panik

Futboll

Franca në panik

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:10
Kombëtarja e Francës

Kanë mbetur afro një javë drejt fillimit të Kampionatit Evropian, Kombëtarja e Francës ka marrë një lajm jo të mirë.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Dayot Upamecano, u detyrua të largohej nga loja me Luksemburgun, për shkak të një lëndimi.

Ndërsa ashpërsia e dëmtimit të Upamecano nuk është konstatuar ende, testet në orët dhe ditët në vijim do të vijojnë dhe do të tregojnë se sa do të mungojë.

Kjo do të jetë një shkak shqetësimi për Francën, e cila ka vetëm një ndeshje tjetër përgatitore kundër Kanadasë.

Franca do të jetë në grupin D, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Poloninë.

Sfidën e parë, francezët e zhvillojnë ndaj Austrisë më 17 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat