Milani vendos të paguajë klauzolën

Futboll

Milani vendos të paguajë klauzolën

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 16:29
Joshua Zirkzee në veprim

Joshua Zirkzee po bën hapa të mëdhenj drejt Milanit. Holandezi ka qenë gjithmonë objektivi i parë i kuqezinjve për sulm.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Milani i ka komunikuar Bolongas synimin për të paguar klauzolën e lirimit në kontratën e Zirkzee. Megjithatë, marrëveshja nuk është mbyllur ende.

Por çfarë mungon që Zirkzee të përfundojë në Milano, te “Djalli”?

Tani klubi kuqezi do të duhet të negociojë me përfaqësuesit e Zirkzee për komisionet që do të paguhen.

Në çdo rast, dëshira e lojtarit është të veshë fanellën e Milanit, pasi holandezi është i magjepsur nga projekti dhe preferon të qëndrojë në Serinë A sesa të largohet jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat