Italia publikon listën përfundimtare, Spalletti me mungesa në mbrojtje

Futboll

Italia publikon listën përfundimtare, Spalletti me mungesa në mbrojtje

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 17:49
Lista

Italia publikon listën përfundimtare, Spalletti me mungesa në mbrojtje!

Kombëtarja italiane me në krye teknikun Luciano Spalletti ka publikuar pasditen e kësaj të enjteje listën përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen në Gjermani për Kampionatin Europian 2024, ku padyshim nuk kanë munguar edhe surprizat.

Lista përfundimtare me 26 lojtarë, nuk përfshin brenda saj disa emra duke përmendur edhe këtu edhe 2 lojtarë që nuk kanë pasur mundësi grumbullimi për shkak të dëmtimeve, lojtarë, të cilët mund të konsiderohen si mjaft të rëndësishëm për “Të Kaltërit”.

Kështu, Provedel, Ricci dhe Orsolini janë lënë totalisht jashtë listës së teknikut Spalletti, ndërsa emra të mëdhenj në mbrojtje, si Acerbi apo Scalvini janë detyruar ta lënë grumbullimin për shkak dëmtimesh, duke i lehtësuar edhe më shumë punën “Legjionarëve” tanë në sfidën hapëse të Evropianit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat