Lojtari i Man. United: Jam i shkatërruar…

Futboll

Lojtari i Man. United: Jam i shkatërruar…

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:09
Harry Maguire

Ashtu siç pritej, Harry Maguire do të humbasë Euro 2024. Lojtari i Manchester United ka vuajtur nga një dëmtim në pulpë, e pësuar në maj, dhe nuk do të arrinte të rikuperohej në kohë për eventin e madh të futbollit.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, mbrojtësi shprehu keqardhjen që nuk ishte i aftë fizikisht:

“Jam i shkatërruar që nuk jam përzgjedhur për të luajtur për Anglinë në Europianin e kësaj vere.

Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim të pulpës. Ndoshta u përpoqa shumë për të arritur atje. Jam thjesht i shkatërruar.”

Mbrojtësi theksoi rëndësinë që ka skuadra për të, por siguroi, pavarësisht trishtimit, se do të mbështesë ekipin anglez gjatë garës:

“Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua.

Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do t’i mbështes si tifoz, së bashku me pjesën tjetër të vendit. Shkoni atje dhe fitoni, djema!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat