Të shtunën, më 15 qershor, Zvicra nis aventurën e Kampionatit Evropian 2024 kundër Hungarisë.
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk dëshiron që ta zbulojë shifrën e shpërblimeve, por i mban sekret bonuset e kombëtares.
“14 vite më parë, federata paguante 10 mijë franga për pikë të fituar në fazën e grupeve. 50,000 franga për t'u kualifikuar në raundin e 16-tës së finales.
Por kjo nuk ndodhi pasi Zvicra dështoi në fazën e grupeve, pavarësisht se fitoi kundër kampionëve të botës, Spanjës”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
“Katër vjet më vonë në Brazil ishte vetëm 10,000 franga. Por duke parë prapa, kjo ishte e parëndësishme.
Zvicra arriti në raundin e 16-tës së finales dhe morën 75,000 franga secili. Pastaj u ndeshen me Argjentinën dhe nëse do të fitonin, do të ishte shifra 100,000. Nëse do të fitonin titullin, do të merrni 500 mijë franga – 200 mijë më shumë se sa morën kampionët gjermanë të botës.
Raporti vjetor i SFV tregon se pjesëmarrja në Kampionatin Evropian 2021 dhe Kupën e Botës në Katar një vit më vonë kushtoi secili nga 15 milionë.”, shkruan mes të tjera.