​A do të qëndrojë apo do të largohet? Drejtori sportiv i Interit zbulon fjalët e Dumfries

Futboll

​A do të qëndrojë apo do të largohet? Drejtori sportiv i Interit zbulon fjalët e Dumfries

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 21:54
Denzel Dumfries

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio zbulon se Denzel Dumfries ia ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë, por klubi do të shqyrtojë ofertat pas interesimit nga Aston Villa.

Mbrojtësi i djathtë pritej gjerësisht të shitet këtë verë, pasi kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2025 dhe akordi për kushtet për një zgjatje do të jetë i vështirë.

Manchester United ishte i lidhur me Dumfries për disa muaj, por tani Aston Villa është shfaqur si kryesuesi, veçanërisht pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Kam folur me të së fundmi, dhe përveç situatës së kontratës që do ta verifikojmë gjatë ditëve të ardhshme, ai më konfirmoi se dëshiron të qëndrojë”, tha drejtori i Interit, Ausilio për “Sky Sport Italia”.

“Atëherë nëse do të lindin ndonjë mundësi, ne do t'i vlerësojmë ato, por që nga sot ai është lojtar i Interit dhe më konfirmoi se dëshiron të qëndrojë”, tha Ausilio.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat