Shqipëria mbyll përgatitjet për Azerbajxhanin

Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet për Azerbajxhanin

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:06
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare zhvilloi këtë të enjte seancën e radhës stërvitore në Stegersbah të Austrisë, në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë. Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, në fushë dhe në palestër.

Deri tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit, do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve: duelin ndaj Azerbajxhanit. Të premten, live në SuperSport 2 (19:00).

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje. Duke shfaqur angazhim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.

Kombëtarja do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit. Më pas (8 qershor) nisja drejt Gjermanisë, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024.

Për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut. Që shpresojmë të zgjasë sa më shumë për skuadrën e gjithë shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat