Shqipëria U19 mund Kosovën

Futboll

Shqipëria U19 mund Kosovën

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:08
Shqipëria U19

Shqipëria U19 triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës U19 me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin në stadiumin “Egnatia Arena”, aty ku protagonisti kryesor ishte sulmuesi Flavio Sulejmani. Autori i dy gola brenda tri minutave.

Trajneri Julian Ahmataj debutoi me fitore në stolin kuqezi. Shqipëria e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Gabriel Guri, Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Brajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani.

Kuqezinjtë shënuan gol që në minutën e 6-të. Sulejmani realizoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone.

18-vjeçari i talentuar i Lazios nuk u ndal, teksa festoi sërish pas tri minutave. Këtë herë me kokë.

Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi harkimin nga goditja e këndit dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 për Shqipërinë U19. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë administruan fitoren dhe rezultatin.

Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregonin cilësitë e tyre. Ndeshja e dytë miqësore ndaj Kosovës U19, do të zhvillohet në datë 8 qershor, duke nisur nga ora 10:00. Po në stadiumin “Egnatia Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat