Zahov, portier i ri i KF Besa të Dobërdollit

Futboll

Zahov, portier i ri i KF Besa të Dobërdollit

Nga: Sh. Sinani Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:20
Zahov

Anëtari ri në elitën e futbollit maqedonas, klubi Besa e Dobërdollit, nga dita e sotme në radhët e veta ka angazhuar portierin e njohur, 36 vjeçarin Kostadin Zahov i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Voska Sport nga Ohri. 

Lajmin  për angazhimin e këtij portierë me përvojë të madhe e konfirmuan drejtuesit e klubit nga Dobërdolli, të cilët pohuan se me portierin kanë firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi që at ta vazhdojnë edhe për një vit varësisht nga nevoja.  

Zahov përplot nëntë sezone ishte  pjesë e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër arriti të fiton tre tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol, tre tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol.

Zahov në karrierën e tij të gjatë ka mbrojtur portën e Vardarit, Bregallnicës, Bellasicës dhe Horizont Turnova, ndërsa  ishte  edhe  pjesë e reprezentacionit A të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat