“Jam shumë i lumtur që ia dola, nuk pata asnjë problem dhe shpresoj të jem në nivelin tim maksimal”.
Kroacia është përfshirë në Grupin B të Euro 2024, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Një grup shumë i vështirë, me të cilin skuadra e Dalic do të përballet pa frikë, duke shfrytëzuar edhe përvojën e shumë lojtarëve që njohin mirë futbollin italian dhe spanjoll.
Mes tyre është edhe Marko Pjaca, i cili foli sot në konferencën për shtyp: "Të them të drejtën nuk e prisja të kthehesha kaq shpejt në kombëtare, edhe nëse synimi im ishte të shkoja në Kampionatin Evropian. Jam shumë i lumtur që ia dola, nuk pata asnjë problem dhe shpresoj të jem në nivelin tim maksimal”.
Ish-lojtari i Juves, Fiorentinës, Torinos, Genoas dhe Empolit luajti 31 ndeshje këtë sezon për Rijekën, duke shënuar 7 gola dhe 5 asistime. Një rikuperim i rëndësishëm, si ai i Ivan Perisic, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në shtator, por u rikthye në kohë rekord: "Rikthimi i Perisic është një lajm i madh. Edhe unë i kam përjetuar këto momente dhe nuk është e lehtë, as fizikisht dhe as mendërisht ai më bëri vërtet përshtypje, nuk mund ta besoj se ai u kthye në formë kaq shpejt”.
Portierë: Livakovic, Ivusic, Labroviq.
Mbrojtësa: Vida, Juranoviq, Gvardiol, Sosa, Stanishiq, Sutalo, Erliq, Pongraciq.
Mesfushorë: Modriq, Kovaçiç, Brozoviq, Mario Pasaliq, Vlasiq, Majer, Ivanusek, Suçiç, Baturina.
Sulmuesa: Perishiç, Kramariç, Petkoviç, Pjaca, Budimir, Marco Pasaliq.