Mundësia e largimit nga PSG

Futboll

Mundësia e largimit nga PSG

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 00:58
Hakimi e Skriniar

Sezoni i parë në Ligue 1 me PSG-në nuk ishte më i miri në aspektin personal për Milan Skriniar, por mbrojtësi sllovak ka besim se ndryshe do të jenë sezonet e ardhshëm.

Një dëmtim në kaviljen e majtë e frenoi në momentin më të mirë, por gjithçka i përket së kaluarës. Ish-interisti është optimist për sezonin e ri, ndërkohë që thekson se dëshira e tij është të vijojë me kampionët e Francës.

“Padyshim që dua të qëndroj te PSG, kam ende edhe 4 vite kontratë. Jam i lumtur në Paris, e tillë është edhe familja ime. Nëse nuk do të isha lënduar do të flitnim ndryshe për sezonin tim.

Largimi? Askush nga drejtuesit nuk më ka thënë asgjë për një largim të mundshëm. Për rreth 6 muaj i luajta të gjitha ndeshjet. Isha i lumtur dhe i mbushur me besim.

Më pas ndodhi ai dëmtim që më la jashtë për 3 muaj. Nuk e kisha të lehtë të rikthehesha, sidomos në një skuadër si e jona ku konkurrenca është e fortë në të gjitha pozicionet. Tani ndihem më mirë”, u shpreh kapiteni i kombëtares sllovake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat